Sulmet ruse vijnë duke u përshkallëzuar. Edhe në ditën e katërt nuk kanë munguar sulmet dhe viktimat. Dosja.al ju sjell përditësimet më të fundit nga ora 06:00 e deri më tani.
ZHVILLIMET
1-Trupat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi
2-Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi . Kievi thotë se është gati të negociojë me Rusinë diku tjetër, por jo në Bjellorusi pasi vendi po përdoret nga Rusia për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë.
3-Zelensky njoftoi se Ukraina po krijon një legjion “ndërkombëtar” vullnetarësh për të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftën e saj kundër forcave ruse.
4-Mbretëria e Bashkuar thotë se pavarësisht përparimeve nga drejtime të shumta në Ukrainë, ajo beson se forcat ruse po hasin “rezistencë të ashpër” nga ushtria e vendit. Sipas vlerësimeve të inteligjencës nga Londra, luftimet vazhduan mbrëmë në Kiev, por me një intensitet më të ulët se natën e kaluar.
5-Civilët ukrainas janë përpjekur gjithashtu të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore. Një video , që besohet se është regjistruar në rajonin e Chernihiv, tregon banorët vendas që ndalojnë një kolonë tankesh ruse duke ecur masivisht drejt tyre
6-Finlanda dhe Irlanda po mbyllin hapësirën e tyre ajrore për të gjitha fluturimet ruse. Britania e Madhe dhe shumica e vendeve të BE-së kanë bërë të njëjtën gjë – dhe BE thotë se një vendim zyrtar nga blloku pritet së shpejti për këtë.