Me duar në xhepa, pa asnjë armë/ Shihni pamjet sesi qytetarët ukrainas ‘i tregojnë rrugën’ tankut rus

0

Ukrainasit vijojnë me qëndresën e tyre kundër agresionit rus. Në ditën e katërt të luftës, trupat ruse kanë mundur të hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Megjithatë, ata janë duke hasur vështirësi në pjesën më të madhe të vendit.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen luftës. Në shumë raste, qytetarëve nuk u është dashur të përdorin as armët për të luftuar. E tillë është ngjarja që ka ndodhur në rajonin e Chenihiv në Koryukivka.

Një grup i madh qytetarësh civilë janë mbledhur dhe kanë ndaluar së avancuari një tank rus duke bërë që të kthehet mbrapsht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu