Futbolli europian befason botën me mesazhet në mbështetje të Ukrainës dhe paqes…

0

Me atdheun e tyre, Ukrainën, ende nën sulm nga Rusia, Vitaliy Mykolenko dhe Oleksandr Zinchenko u përqafuan përpara ndeshjes së së shtunës në Premier League midis Everton dhe Manchester City.

Lojtarët e kombëtares ukrainase folën shkurt midis tyre dhe u përqafuan me mbrojtësin e Cityt, Zinchenko, i cili iu bashkua një grupimi jashtë bibliotekës qendrore të Mançesterit të enjten në mbrëmje, dukshëm i mërzitur.

Mbështetësit e Evertonit mbanin një pankartë me fjalët “Ne jemi me Ukrainën”, ndërsa lojtarët e klubit dolën me flamurin ukrainas të mbështjellë mbi ta.

Lojtarët e Cityt u rreshtuan për ndeshjen të veshur me bluza që shfaqnin flamurin blu dhe verdhë të Ukrainës dhe mesazhin “Jo luftë”.

Në botën e futbollit në të gjithë Europën, pati shfaqje të mëtejshme mbështetjeje për Ukrainën nga klubet, lojtarët dhe tifozët.

Në mbështetjen e tyre me mesazhe të portretizuara nga lojtarët, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha: “Çfarë momenti. Faleminderit shumë për të gjithë njerëzit. Zinchenko ishte shumë i kënaqur. Ai po ndihet më mirë. Kjo do të thotë shumë. Kjo është arsyeja pse ju falënderoj shumë për reagimin. Ishte kaq emocionues.”

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard shtoi: “Fuqinë e sportit, ne e kemi parë në ditët e fundit në shumë mënyra. Unë e di se sa zemër ka në këtë klub nga pronari, te drejtori, te tifozët, te lojtarët dhe ne donim ta tregonim këtë. Ne kemi një lojtarë, Vitaliy në anën tonë dhe Zinchenko në anën e tyre, dhe tifozët tanë dhe tifozët e tyre u bënë bashkë. Ky është uniteti i sportit dhe shumë njerëz nga jashtë mund të mësojnë gjithashtu nga kjo.”

Përpara barazimit 0-0 të Manchester United kundër Watford-it, të dyja skuadrat plus trajnerët qëndruan para një pankarte në Old Trafford, e cila mbante fjalën “Paqe” në shumë gjuhë, duke përfshirë rusishten dhe gjuhën ukrainase.

Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick kishte propozuar idenë dhe ajo u përqafua nga të dy grupet e lojtarëve dhe klubet.

Matty Cash festoi golin e hapjes në fitoren 2-0 të Aston Villas në Brighton, duke zbuluar një mesazh nën fanellën e tij për bashkëlojtarin e tij polak Tomasz Kedziora, i cili luan për Dynamo Kiev dhe është ende në kryeqytetin e Ukrainës.

“Qëndro i fortë vëllai im”,- thuhej në mesazh.  Mbrojtësi i Villas u ndëshkua me karton të verdhë për festimin e tij.

Në Bundesligë, u mbajt një minutë heshtje përpara fitores 1-0 të Bayern Munich në Eintracht Frankfurt në Bundesligë.

Liga gjermane e futbollit (DFL) njoftoi se të gjitha ndeshjet e ligës së lartë dhe të nivelit të dytë në Gjermani do të tregojnë paqe dhe simpati me Ukrainën gjatë ndeshjeve të kësaj fundjave.

Në Ligue 1, reagoi në mbështetje të Ukrainës, duke kërkuar ndërprerjen e sulmeve të Rusisë. “Paqe për të gjithë” ishte banderola e skuadrës së Paris SG ndaj St. Etienne

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu