Lufta në Ukrainë, komunikatë e Chelseas: “Situatë e tmerrshme, le të lutemi për paqe”

0

Konflikti në Ukrainë vazhdon dhe bota e futbollit vazhdon të dërgojë sinjale dhe të dënojë sulmin e Rusisë së Putinit.

Edhe klubi anglez i Chelsea përmes një deklarate zyrtare, u shpreh për këtë konflikt:

“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë popullin ukrainas. Të gjithë lutemi për paqe”.

Kujtojmë se dje, oligarku rus Roman Abramovich, ka vendosur të largohet nga drejtimi i klubit londinez, duke i kaluar aksionet e tij fondacionit Chelsea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu