“Vendim historik i Gjermanisë!”/ Berisha: Scholz rriti buxhetin e ushtrisë edhe me 100 miliardë euro, fuqizohet NATO

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e kancelarit gjerman lidhur me rritjen e buxhetit për ushtrinë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një vendim historik i Gjermanisë dhe se luan një rol të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të NATO-s dhe shteteve anëtare të saj.

Postimi i plotë:

Vendim historik i Gjermanise!
Te dashur miq, Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz njoftoi vendimin e rritjes se menjehershme te buxhetit per ushtrine edhe me 100 miliarde euro dhe rritjen mbi 2% te GDP te buxhetit per ushtrine duke plotesuar keshtu kerkesen e statutit te Aleances se Atllantikut te Veriut per vendet anetare te saj.
Keto vendime kane nje rendesi historike per rolin udheheqes te Gjermanise dhe forcimin e metejshem te Aleances se Atllantikut te Veriut. sb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu