Kjo është tryeza ku do të zhvillohen bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë. Tavolina e gjatë me rreth dhjetë vende në secilën anë dhe flamujt e tre vendeve në sfond, është panorama që përcillet në foto. Negociatat pritet të fillojnë në orën 12:00 (ora lokale, 11:00 me orën tonë).
Autoritetet bjelloruse njoftojnë se janë të gatshme të mirëpresin bisedimet që janë planifikuar të zhvillohen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“Vendi i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është gati dhe ne jemi në pritje të delegacioneve ”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në Facebook.