Kryekomandanti i forcave të ushtarake të Ukrainës, ka publikuar parapak minutash, pamjet e shkatërrimit të një sistemi raketeor rus. Ukraina ka defunksionalizuar disa raketa ruse, me dronin turk “Bayraktar”.
Pamjet, sipas autoriteteve ukrainase, janë prej fshatit Ivankiv, në rajonin e kryeqytetit ukrainas, Kyiv.
Teksa Rusia po vazhdon sulmet raketore në Ukrainë, mbrojtja ukrainase kohë pas kohe ka publikuar pamje, në të cilat tregohej se si është mbrojtur nga sulmet ajrore ruse. Sakaq, vlen të përmendet se luftimet e ashpra janë përqendruar në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kharakiv dhe Kiev. Forcat vendase po përpiqen që të ruajnë pronat e tyre, ndërsa pushtuesi po përpiqet në të gjitha mënyrat të marrë kryesimin e tyre.