Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan bisedoi sot në telefon me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko. Lajmi u konfirmua nga zyra e Presidencës së Turqisë. Lideri i shtetit turk i bëri me dije udhëheqësit bjellorus se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të ndaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës me qëllim vendosjen e paqes.
Erdogan ka kritikuar Perëndimin se nuk ka marrë vendimet e duhura për të frenuar sulmin rus në Ukrainë. Nga ana tjetër, Lukashenko tha se ushtria bjelloruse mund të përfshihet në luftën në Ukrainë në krahun e aleatit të tij rus.