Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko tha në një intervistë për FRANCE 24 nga Kievi se presidenti rus Vladimir Putin është “gati të përdorë të gjitha mundësitë” për të arritur fitoren në Ukrainë, duke përfshirë planet për të shënjestruar termocentralet bërthamore të Ukrainës.
Tymoshenko tha për FRANCE 24 se ajo falënderon “të gjithë botën për mbështetjen e saj dhe sanksionet kundër Putinit”. Por, paralajmëron ajo, “nëse ushtria e Putinit synon të bombardojë termocentralet tona bërthamore, padyshim që do të jetë një tragjedi për të gjithë kontinentin”.
Ish-kryeministrja ukrainase i kërkon komunitetit ndërkombëtar dhe NATO-s që të “mbyllin hapësirën ajrore të Ukrainës” për ta mbrojtur atë nga çdo ndërhyrje ruse dhe bën thirrje për forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë.
Ndërhyrja ruse, thotë Timoshenko, jo vetëm që përfaqëson një “kërcënim” për Ukrainën, por për “Evropën dhe botën”.