Në një kohë kur sanksionet e Perëndimit po godasin ekonominë ruse, situata nuk është aspak e favorshme dhe për shtetet e tjera.
Mediat italiane kanë bërë bilancin paraprak, se sa do ti kushtojë vendit të tyre lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.
Një nga sektorët më të prekur, është padyshim ai i energjisë.
Ekspertët italianë thonë se nuk ka gjasa që çmimi i gazit të bjerë gjatë vitit 2022.
Sipas ekspertëve kjo luftë pritet që të kushtojë 55 miliardë euro për shtetin italian, e përkthyer kjo në 2140 euro për familje.