Zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa njoftoi përmes një deklarate për media se PD do të kallëzojë në SPAK kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, për përfshirjen e saj në aferën e inceneratorëve.
“Morën parasysh vendosjen e asaj që ishte çuarja e mbetjeve në landfilin e Sharrës. Edhe për këtë ne e pyetëm zonjësn Sako, por nuk dha një përgjigje se pse i shpërdoron paratë publike të durrsakëve.
Duhet thënë që e gjithë kriza është e shkaktuar nga vendimarrja e bashkisë.
I çon mbetjet në landfillin e Shaqrrës pa asnjë pagesë. Më pas i dërgon integrated energy një këkesë për paraqitjen e një çmimi. Kompania Integrated Energy i jep një çmim prej 24-euro.
Bashkia nis tratativat me landfillin e Sharrës dhe hap një tender 3 milionë euro dhe e mbyll, pasi e mbylli tenderin, me negocim pa shpallje hapi një tender të dytë dhe është tre fishuar shuma, pra në mbi 10 milionë euro ndërkohë që kohëzgjatja është dyfishuar nga 12 muaj në 24 muaj.
Dyfishuan sasinë e mbetjeve për të çuar në landfillin e Sharrës, në mënyrë që të fryhet sa më shumë fatura.
Qeveria më pas merr një vendim që I jep mbështetje financiare bashkisë Durrës deri në vitin 2030 me vlerë 30 milionë euro, që pritet të shkoj në xhepin e inceneratorit të Tiranës. Llogarit 15 milionë euro për Porto Roman, plus 10 milionë euro nga Bashkia e Durrësit, dhe 30 milionë euro nga qeveria.
Kjo është një skemë e një grupi të kordinuar me njëri tjetrin. Në këtë rast kemi të përfshirë Emiriana Sakon dhe Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, të cilët me veprimet dhe mos-veprimet e tyre kanë .
PD ka bërë gati një kallëzim penal që do të dorëzohet sot në SPAK për Emirjana Sakon”, THA Zhupa.