– Ministri i mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov ka hedhur poshtë lajmet se Rusia ka bllokuar forcat ukrainase nga deti Azov. BBC shkruan se Reznikov është shprehur se lajmet e rreme që qarkullojnë nga Rusia bëhen në formën e një lufte psikologjike, në mënyrë që të nxitet dorëzimi i ukrainasve. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të nxirrte pamjet për të treguar se ushtria e Ukrainës ishte në këmbë.
“Ka një shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës që supozohet se është dorëzuar. Për të vërtetuar lajmin e rremë, do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video. Kjo është gënjeshtër,”- tha ministri ndër të tjera.