Italia ka zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi në qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore në dritën e përkeqësimit të “situatës së sigurisë” në kryeqytetin ukrainas.
Në një përditësim të martën, Ministria italiane e Punëve të Jashtme njoftoi se kishte zhvendosur ambasadën në mënyrë që ajo të “vazhdonte të kryente detyrat e saj”. Të hënën, Franca kishte njoftuar gjithashtu se do të zhvendoste ambasadën e saj nga Kievi në Lviv.