“Jam shumë e zhgënjyer”, flet gruaja ukrainase që ‘qortoi’ Johnson: Perëndimi është i dëshpëruar, ka frikë të hyjë në luftë

0

Më herët ju treguam për gruan ukrainase që u përball me kryeministrin britanik Boris Johnson në një konferencë shtypi, duke i kërkuar që të vendoste një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e saj.

Daria Kaleniuk, drejtore ekzekutive e Qendrës së Veprimit Kundër Korrupsionit me bazë në Kiev tani thotë se ishte “shumë e zhgënjyer” nga përgjigja e tij.

“Unë shoh se ka një ndjenjë dëshpërimi nga Perëndimi”, tha ajo për BBC.

“Unë shoh që nuk do të vendoset një zonë ndalim-fluturimi mbi qiellin e Ukrainës. Perëndimi ka frikë të hyjë në luftë me Rusinë, por nuk ka alternativë përsa i përket mbrojtjes së qiellit të Ukrainës.”

Duke folur për BBC Radio 5 Live, ajo thotë se pa një zonë ndalim-fluturimi, nuk do të ishte e mundur të merrej ndihma humanitare për fëmijët e bllokuar në Ukrainë nga pushtimi.

“Nëse nuk po mbroni qiejt e Ukrainës… do të thotë se fëmijët ukrainas do të marrin goditjen [nga raketat e Rusisë] dhe kjo është çmenduria për mua.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu