“I kemi ndarë sanksionet në dy kategori”, Xhaçka në takim me trupin diplomatik në Tiranë: Masa edhe kundër Bjellorusisë

0

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thërret në takim përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë.

Xhaçka: Diskutojmë mënyrat si të bashkëpunojmë për të rritur përpjekjet tona pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Lufta që ka ardhur në Evropë, e paprovokuar. Shqipëria, në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën.

Sanksionet të ndara në dy kategori: ekonomike dhe individuale. Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë. I jemi bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së. Shqipëria iu bashkua masave kufizuese ndaj Bjellorusisë për rolin e saj. Projekt-rezoluta Shqipëri-SHBA në KS, u bashkësponsorizua nga 81 shtete anëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu