Mes tyre dhe Ben Blushi, shkrimtarët për luftën: S’ka Evropë të lirë, pa Ukrainë të pavarur

0

Një tjetër zë që bëjnë thirrje për psuhimin e luftës së rusëve në Ukrainë janë ehde shkrimtarët. The Guardian shkruan se shkrimtarët nga vende të ndryshme kanë dalë kundër sulmeve në Ukrainë, ku edhe kanë mbetur të vrarë civilë.

Ata kanë nënshkruar një peticion të përbashkët dhe kërojnë që ukrainasve tu kthehet liria e munguar. Mes 1000 shkrimtarëve nga e gjithë bota është edhe shkrimtari shqiptar, Ben Blushi.

Emrat e tjerë janë: Orhan Pamuk, Svetlana Alexievich, Maria Ressa, Olga Tokarczuk, Burhan Sönmez, Margaret Atëood dhe Salman Rushdie.

Deklarata e firmosur:

Ne, shkrimtarët nga e gjithë bota jemi të tmerruar nga agresioni rus në Ukrainë dhe bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e një luftë të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i presidentit rus Vladimir Puti për të pranuar të drejtat e popullit të Ukrainës. Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë. Lufta e Putin është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë por në mbarë botën. Nuk mund të ketë Europë të lirë dhe të sigurt pa një Ukrainë të pavarur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu