Situata e rëndë në Mariupol! Kryebashkiaku: S’po marrim dot as të plagosurit në rrugë

0

Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme, raporton BBC.

Kryebashkiaku i qytetit ka bërë një video-adresim të dëshpëruar, duke thënë: “Të plagosurit nuk i nxjerrim dot as nga rrugët, nga banesat, pasi granatimet nuk ndalen”.

Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridori i gjelbër”. Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ata do të ndërmarrin “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase atje nuk dorëzohen.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu