Lufta në Ukrainë, gjenerali i lartë rus ekzekutohet me snajper

0

Një gjeneral i lartë rus është vrarë mes sulmeve të ashpra me Ukrainën.

Mediat e huaja shkruajnë se është ekzekutuar gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, i cili ishte zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.

Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, por u njoftua në mediat sociale nga kolegu i tij Sergey Chipilyov.

Mësohet se ai është ekzektuar nga një snajper dhe se ai është nga figurat më të larta ruse që ka ndërruar jetë deri më tani.

Kujtojmë që dje për herë të parë pas 8 ditësh luftë me Ukrainën, Kremlini pranoi dje se 498 nga trupat rusë janë vrarë dhe 1600 janë plagosur në ‘operacionin special ushtarak’, siç e quajnë ata.