Lufta në Ukrainë/E fortë nga OKB:Më shumë se 10 mln persona do largohen nga shtëpitë e tyre

0

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 10 milionë njerëz mund të përfundojnë duke ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, duke përfshirë katër milionë që mund të kalojnë kufirin në vendet fqinje. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric tha në një deklaratë se nevojat në Ukrainë po rriten çdo ditë.

“Ne presim që më shumë se 10 milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse dhuna vazhdon, duke përfshirë 4 milionë njerëz që mund të kalojnë kufijtë me vendet fqinje,”- tha në një deklaratë Dujarric. Po ashtu, ndërkohë stafe të OKB janë zhvendosur jashtë Kievit për të ofruar ndihma humanitare.

“Kolegët tanë humanitarë theksojnë se për të rritur operacionet tona, ne kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të papenguar në të gjitha zonat e prekura nga konflikti,”-shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu