Ilirjan Celibashi: Sot në orën 14:00, do të zhvillojmë procesin e testimit operacional të pajisjeve të votimit elektronik në Vorë. Nuk ka asnjë lloj shkaku apo preteksti për dikë që të dyshojë apo vërë në diskutim sigurinë e votës, nga cdo pikëpamje e këtij procesi. I ftoj qytetarët e Vorës që të marrin pjesë në votime dhe të mos kenë asnjë lloj droje për sigurinë e votës. Kjo thirrje vlen për të gjithë votuesit e pesë bashkive të tjera, për të marrë pjesë në votime, duke i garantuar për një proces të përgatitur nga KQZ në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor. KQZ do të ketë vëmendje të shtuar në këto zgjedhje ndaj disa elementeve negative, të klasifikuara si kriminale. Çdokush që do të angazhohet në një proces të shit-blerjes së votës, apo ndikim tjetër mbi vullnetin e qytetarëve, do të ketë pasoja.
Ballina AKTUALITET Votim elektronik, Celibashi: Mos kini droje, kush ndikon tek qytetarët, do ketë...
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





