Tragjedi në Latina, 15-vjeçari humb jetën në fushë gjatë stërvitjes…

0

Pasioni për futbollin dhe një jetë që humbet, vetëm në moshën 15-vjeçare. Tragjedi pasdite të së enjtes në Priverno, një qendër në provincën Latina, ku një futbollist i ri humbi jetën gjatë stërvitjes me ekipin nën 15 vjeç. Një dramë e ndodhur nën sytë e nënës, që si çdo të enjte, kishte shoqëruar të birin e saj në fushën e San Lorenzos.

banor në Bassiano, u rrëzua papritur teksa vraponte në fushë. Ai u rrëzua përtokë para syve të tmerruar të shokëve të skuadrës dhe trajnerit, që e kuptoi menjëherë se situata ishte kritike. Si dhe mamaja e djalit, që lajmëroi për ndihmë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin aty.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët e komandës provinciale të Latinës dhe urgjenca. Mjekët për rreth njëzet minuta i bënë lojtarit të ri një masazh në zemër, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por gjithçka ishte e kotë: Matteo vdiq ndoshta për shkak të një arresti kardiak. Trupi i djalit do të jetë ende në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave, do të bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet e kësaj vdekjeje tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu