‘Nuk ndalen para asgjëje’, shihni si ka përfunduar shkolla në qytetin ukrainas

0

Një shkollë në Zhytomyr, në Ukrainën veriore, u godit nga një raketë ruse të premten në mëngjes, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Imazhet që ka piblikuar CNN pas sulmit tregojnë dëme të konsiderueshme dhe shembje të pjesshme të ndërtesës së shkollës.

Në një deklaratë video, kryebashkiaku i Zhytomyr Sergei Sukhomlin konfirmoi gjithashtu sulmin duke thënë se sulmuesit rusë “nuk ndalen para asgjëje. Kjo është një shkollë. Përkundrazi, këto rrënoja janë një ish-shkollë në qytetin ukrainas të Zhytomyr.”

Lajmi vjen pasi të paktën tre shkolla në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën nga sulmet ushtarake ruse të martën, sipas videove dhe fotove të postuara në mediat sociale. CNN ka gjetur dhe konfirmuar vërtetësinë e videove dhe fotove.

Ndërtesa të tjera që janë raportuar si të shkatërruara gjatë pushtimit rus të Ukrainës përfshijnë vende kulturore si kisha, katedrale dhe muze, përkatësisht në qytetet Kiev dhe Kharkiv, sipas deklaratës nga Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu