Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.
Janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendit e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.