Intervista prekëse e Zinchenkos, tronditur nga lufta në Ukrainë: Kam një javë që po qaj

0

I intervistuar nga BBC Sport nga legjenda Gary Lineker, futbollisti i Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko, donte të falënderonte publikisht botën për të gjithë mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës, duke mos fshehur të gjithë hidhërimin personal që ndjeu pas pushtimit të ushtrisë ruse. Ja deklarata e tij.

“Kam një javë që po qaj. Jam krenar që jam ukrainas dhe do të jem gjithmonë për pjesën tjetër të jetës sime. E njoh mentalitetin e njerëzve të vendit tim: ne preferojmë të vdesim më mirë. Rusia po flet për një “operacion sigurie”?

Ata po shkatërrojnë qytetet e vendit tim. Është absurde të flasësh për një operacion sigurie, kjo është një luftë e vërtetë dhe ajo që po i bëjnë popullit tim nuk është e pranueshme. Ne duhet ta ndalojmë këtë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu