Raundi i tretë i bisedimeve midis palëve ukrainase dhe ruse do të mbahet nesër

0

Raundi i tretë i bisedimeve midis përfaqësuesve ukrainas dhe ato rusë do të zhvillohet ditën e nesërme. Lajmin e ka zyrtarizuar në profilin e tij një nga negociatorët ukrainas, David Arakhamia, lideri i partisë “Shërbëtori i popullit” të themeluar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Lajmi pohon atë që kishte thënë më parë për agjencinë ruse TASS negociatori rus Leonid Slutsky.

Ai theksoi se në raundin e dytë, “ukrainasit treguan aftësinë e tyre në negocim. Ata kuptuan se jeta e njerëzve është në fije të perit, dhe ky ishte prioriteti ynë”.

kriza ne ukraine cover pic a2 cnn news lajme livenews 3 1189×720
Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, dakordësi për korridoret humanitare

Negociatorët nuk specifikuan vendndodhjen e raundit të dytë të bisedimeve, që shihet si një shpresë e brishtë, pro ndoshta edhe e vetmja, për të ndalur shkatërrimin masiv të qyteteve si Mariupol dhe Kharkiv, të goditura rëndë nga artileria ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu