Luftë e fortë për Vorën/ PD kallzim penal për përfaqësuesit e PS-së dhe Shtëpisë së Lirisë, Kaziaj: Nuk e kemi fajin ne se nuk gjejnë dot komisioner

0

Procesi zgjedhor në Bashkinë e Vorës, ku po aplikohet projekti pilot i votimit elektronik, duket se është dhe më i kontestuari mes palëve politike, edhe për shkak se rezultati do të dalë në kohë reale.

Që prej mëngjesit në disa prej qendrave të votimit, procesi nisi me më shumë se një orë vonesë, ndërkohë që PD pretendon se komisionerët dhe sekretarët e saj janë përjashtuar nga procesi. Për këtë PD ka ngritur një kallzim penal ndaj anëtarëve të KZAZ që përfaqësojnë PS dhe Shtëpinë e Lirisë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ky ngërç në Vorë, në fakt është shkaktuar nga vetë PD, pasi ka caktuar fillimisht komisionerë që nuk ishin banorë të zonës, siç në fakt e cakton ligji zgjedhor. Në një mbledhje që ka mbajtur dje, ka qenë vetë Komisioneri Shtetëror që ka zëvendësuar anëtarët jo banorë që propozoi PD, me persona që kishin aplikuar në KQZ, për të qenë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor.

Pretendimet e PD, i hodhi poshtë dhe përfaqësuesi i LSI në KQZ, Altin Kaziaj.

Kaziaj u shpreh se nuk është faji i asnjë subjekti zgjedhor që Partia Demokratike nuk gjen dot komisionerë dhe i ndryshon ata ditën e mbajtjes së procesit zgjedhor.

“Në 22 qendrat e votimit në Bashkinë Vorë janë caktuar persona të tjera duke qenë se PD nuk ka pasur emrat për të caktuar në këto qendra. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë kur arrihet kuorumi, nuk mund të ndalet procesi zgjedhor.

Një shqetësim tjetër është ai i operatorëve të PEIT, janë persona të jashtëm të kontraktuar nga KQZ dhe kanë detyrim që procesi teknik të vijojë normalisht duke u marrë me problematikat që mund të hasem.

Ngritja e një pretendimi të tillë nga PD është i pabazuar. Në 44 qendrat e votimit në Vorë procesi po vijon normalisht, pavarësisht deklaratave publike që po

Duke qenë se që një subjekt zgjedhor nuk gjen dot persona që t’i ngarkojë me detyra zgjedhore ditën e votimit nuk është as faji i subjekteve të tjera zgjedhore as Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve”, tha Kaziaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu