“Salë **!”/ Kandidati i Berishës shpjegon videon ku shante Berishën: Isha qytetar i lirë!

0

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Rrogozhinën, Hekuran Xhani ka votuar ditën e sotme në zgjedhjet e pjesshme lokale. Gjatë një deklarate për mediat, pas votimit në qendrën e votimit në Rrogozhinë, ai komentoi edhe video ku shfaqej duke ofenduar të gjithë klasën politike përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Megjithatë Xhani s’bëri hapa pas, duke shtuar se në video ka folur si qytetar i lirë.

“Ka folur si qytetar i lirë, ka shprehur pikëpamjet e tij për shpopullimin e vendit nga keqqeverisja e klasës politike. Unë në video isha një qytetar i lirë dhe kam shprehur pikëpamjet e mia për çështjen e shpopullimit të vendit dhe kombit tim, largimin e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë nga keqqeverisja e klasës politike,”- tha ai për mediat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu