Një rast i paprecedentë është regjistruar sot në një qendër votimi në Lushnjë, ku djali ka votuar për të ëmën e tij të moshuar, duke u tentuar që të fshihte se në fakt nëna e tij kishte probleme me sytë. E gjitha ka ndodhur gjatë një prononcimi për gazetarin e “News24”, i cili kapi me video të gjithë skenën. Në asnjë moment e moshuara nuk votoi por vetëm sa qëndroi pranë të birit në dhomën e fshehtë.
“E kam me mua plakën, jam me mamanë, është votim i fshehtë. Ajo është plakë nuk sheh nga sytë,”-tha qytetarëi. Ndërkohë që menjëherë u kërkua ndërhyrja e kryetares së Komisionit, e cila tha: Dy procesverbalet i nxorëm të pavlefshme, dhe zonja do të plotësojë një procesverbal tjetër ku deklaron se djali i saj e shoqëron në dhomën e votimit.