Zëdhënësja e PS në Shkodër , Kejsi Spahia i ka bërë thirrje qytetarëve që në këto pak minuta që kanë mbetur të dalin të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Ajo gjithashtu theksoi se procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe se nuk ka pasur incidente.
“Dëshiroj t’ju informoj se procesi ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur incidente. Falënderoj qytetarët që kanë shprehur qytetarinë e tyre në këto votime. PS i bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë në këto pak minuta që kanë ngelur. Duke votuar sot jemi bashkëvendosur se cila është rruga për qytetin tonë.”, u shpreh ajo.