Përfundon numërimi i votave për Bashkinë Lushnje, fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa. Pas përfundimi të numërimit, gjatë natës dhe deri më tani u numëruan 157 kuti me vota, që nxorrën fituese Sefën. Pas shpalljes së fitores, në qendrën e votimit kanë shpërthyer duartrokitjet, ndërsa Sefa është uruar menjëherë nga drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe.