PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:
Balla: Kjo votë nuk ka nevojë për koment, por shumë mirënjohje dhe shumë. Na presin plot kantiere pune, do fillojmë menjëherë. Ju do jeni dëshmitarë të punëve që na presim. Uroj Eriseldën, nuk mund të vazhdonim në kushtet që ishim. Këtu do të jemi sërish edhe pas një viti. Na duhet më shumë punë për të thelluar rezultatin. Pjesëmarrja ka qenë e ulët në 6 bashkitë. Por dje ishte një ditë e vështirë kushtesh atmosferike edhe pse për bujqësinë shiu është bereqet. Dua të them që do të fokusohemi tek çështjet që lidhen me bujqësinë dhe Lushnja e Kongresit duhet të marrë vendin që i takon në investime. Hajde na ectë mbarë.
Sefa: Shpreh falenderime dhe mirënjohje. Kam falenderim për të gjithë ata që administruan procesin zgjedhor. Alternativat e mia do të vihen në zbatim.