Pm dhe Dagz rrëfejnë momentin kur prezantuan Sarën dhe Einxhelin me familjet e tyre

0

DJ PM dhe DJ Dagz, dje ishin të ftuar tek emisioni “Why Not” të cilët kanë folur për lidhjet e tyre që krijuan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Moderatorja Roza Lati, mes batutash i ka pyetur edhe për planet e dasmës së tyre. Dy Dj-t treguan momentin kur prezantuan të dashurat e tyre tek familjarët.

PM ka treguar se familja e tij është takuar me Sarën, dhe se nëna e tij e ka takuar atë si një fanse e saj dhe jo si nusen e djalit.

Dagz ai tha se fisi e tij e duan dhe e presin.

Intervista e tyre

Roza Lati: Sa presion ke ngrën ti PM, se kur do ta bësh dasmën?

PM: Kam ngrënë presion me kilogram. Sidomos familja e ngushtë, mami im u takua me Sarën, po jo në kontekstin që Sarah është nusja e djalit. U takua në kontekstin që Sara është një prej banoreve që nëna ime e ka pëlqyer shumë dhe u takua si fanse e Sarës. E ka parë me atë sy, jo me syrin kjo është nusja e djalit tim.

Roza Lati: Po Dagz me Einxhel?

Dagz: E vetmja luftë që u dorëzua.

PM: E vetmja luftë që Einxhel u dorëzua është njohja m Dagz (qesh).

Dagz: Po prapë ishte një luftë që edhe pse u dorëzua, fitoi. Fisi im besoj e duan dhe e presin, por nuk më bëjnë presion.

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dy DJ u lidhën me dy prej konkurrenteve. PM u lidh me blogeren Sara Berisha dhe ndërea Dagz u lidh me modertoren Einxhel Shkira

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu