Informacioni më i ri që është ndarë nga Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe sugjeron se Rusia po synon infrastrukturën e komunikimit “në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”. Një kullë televizive u godit dje në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin, ndërsa një tjetër kullë televizive u godit nga një sulm me raketa në Kiev javën e kaluar.
Ndërkohë, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv gjatë javës së kaluar. Ministria e Mbrojtjes tha se kjo ka të ngjarë për shkak të “dëmtimit kolateral” nga sulmet ruse.