Lulzim Basha nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen: 6 Marsi ishte një anomali e një anomalije, nuk fituam se nuk kishte pjesëmarrje në zgjedhje

0

Lulzim Basha:

Së pari dua që procesi të përfundoj, iu bëj thirrje numëruesve që të përfundojë procesi. Procesi i 6 Marsit ishte një anomali e një anomalije, e para ishte anomalia e zgjedhjeve moniste, dhe e dyta anomalia me kryebashkiakët e dekriminalizuar. Në kushtet që nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera, shumica dërrmuese e kanë kuptuar që vendi ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore.

Sot kemi një sistem politik që është vënë në shërbim të politikanëve, që varfëron qytetarët.

Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 Marsi nuk është një normalitet, po është një anomali. Është një fakt që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor, pasi nuk kishte asnjë garanci shtesë, PD-së iu mohuan komisionerët.

Aleanca e nongratave kërcënoi komisionerët vendas, ne kemi dërguar në SPAK 3 kallëzime, besoj se këtu jemi për diçka që shkon përtej kësaj. Është arritur në një pikë të papranueshme, për shkak të mospjesëmarrjes, një pjesë e kësaj padyshim që na takon ne, është nevoja për tiu folur njerëzve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu