LAJM I FUNDIT/ “Jam përballur me masakra”, Basha: Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time!

0

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk i quan humbje 6 palë zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike. Në daljen e sotme për mediat, Basha thotë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa 6 palë zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.

“Ne mbetemi të palëkundur. Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale e askujt“,-tha Basha duke mos pranuar se PD nuk mund të përdoret as si prona e tij private.

Gazetarja Ambrozia Meta: Pse rrini pas 6 humbje radhazi?

Lulzim Basha: Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar e për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike. PD nuk është pronë personale. Propagandës dua të them që nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për fatin e tyre personal. Kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu