E ndikoi çarja e PD fitoren e saj në Durrës? Sako: Jemi më mirë se partitë e tjera

0

Kryetarja e zgjedhur e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka thënë se Partia Socialiste ka qenë në këto zgjedhje më mirë se të dyja partitë e tjera në të gjitha zonat e bashkisë. Në një lidhje në emisionin “Opinion” Sako tha se krahasuar me vitin 2021, kjo forcë politike ka qenë në avantazh në çdo zonë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Sa e ka favorizuar fitoren tuaj çarja e PD ?

Sako: Ne e kemi bazuar punën në strukturat tona. Ka patur edhe një rol kjo çarje, por diferenca që ka bashkia e Durrësit, PS me kandidatët e tjerë, bën që ne të jemi fitues në bazë të punës sonë.

Fevziu: Ku kanë qenë bastionet?

Sako: Nëse krahasojmë me zgjedhjet e 2021, ka patur 2 apo 3 zona ku PD ka patur një rezultatat më të mirë, në këto zgjedhjet rezultati i PS është më i mirë se të gjitha partitë e tjera.

Fevziu: Cili nga dy kandidatët ka qenë më i vështirë për ju?

Sako: Nuk i kam konsideruar si dy kanidatë të ndarë, por i kemi konsideruar si një kandidat i vetëm, si një forcë politike. Nuk jam marr shumë me fushatën e tyre, jemi angazhuar në fushatën me qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu