Pas humbjes së Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti Edi Paloka, që është rreshtuar krah Sali Berishës në atë që quhet Komisioni i Rithemelimit të PD.
Paloka ka bërë një denoncim se para zgjedhjeve të 25 prillit, në shtëpinë e Bashës ka shkuar Baton Haxhiu, që është një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës.
Ka qenë vet Haxhiu që dje gjatë emisionit “Opinion” që ka qenë në shtëpinë e Bashës, pas specifikuar se çfarë kanë diskutuar mes tyre.
Statusi i Palokës:
Besoj qe L.B do na e sqaroj sot se cfare ka biseduar me Baton Haxhiun, ne shtepine e tij, pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit! Batoni, nje nga njerzit me te afert te Rames, ne debat e siper, zbuloi mbreme ne emisionin e Fevziut, se nje vit me pare ka qene ne shtepine e L.B “per nje kafe”!
8 vjet nenkryetar i PD, une nuk kam qene ndonjehere per kafe ne shtepine e L.B. Nuk di as sa nga deputetet e PD mund te kene qene. Zakonisht ne shtepi therriten njerzit e miqte me te afert. Tani ose Batoni i Rames eshte nga miqte e afert te L.B ose dicka tjeter e ka cuar ne shtepine e tij pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit!
Besoj si transparent qe eshte, L.B do ju a japi kete sqarim demokrateve. Te pakten atyre qe i besuan verberisht edhe ne 6 mars.