Një incident tjetër i rëndë ka ndodhur në mesin e tensioneve të luftës në Ukrainë. Disa ushtarë rusë kanë qëlluar për vdekje një ditë më parë një vajzë 10-vjeçare në afërsi të Kievit.
Kjo pasi ushtarët dëgjuan një të shtënë dhe nisën të qëllonin, tha kushërira e vajzës.
Anastasia Stoluk, e njohur si Nastya, vdiq në Shybene, rreth 40 milje në veri të Kievit, tha për The Times kushërira e saj Anya Stoluk, 18 vjeç . Ushtarët refuzuan të lejonin nënën e Nastya, Luba, të shkonte në varreza, kështu që ajo u varros në oborr, shtoi Anya.
Ushtarët kishin filluar të qëllonin pasi një adoleshent ukrainas gjeti një armë dhe e qëlloi në ajër. “Ushtarët e dëgjuan, por duke qenë se ishin aq të dehur, nuk e dinin se nga ishte, kështu që filluan të qëllonin kudo që mund të shihnin. Ata qëlluan në katër shtëpi dhe në njërën prej tyre ishte Nastya”, tha ajo.