Një grup ushtarak, i kryesuar nga gratë ka ndarë një thirrje për forcat ushtarake ruse. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ushtaret dëgjohen duke kërcënuar këdo që i afrohet territoreve të tyre.
“Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi të rrënuar, rrugë, edhe hambar do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar”, thonë ato në një mesazh të fuqishëm drejtuar forcave ruse e duke shtuar: Lavdi Ukrainës! Vdekje armiqve!”.