– Në ditën e 13-të të luftës në Ukrainë të shumtë janë njerëzit, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar po tentojnë të largohen nga vendi.
Gazetari i ABC në Kiev, Taulant Kopliku ka sjellë pamjet e fundi nga qyteti i Kievit ku tregon se burrat i bashkohen forcave vullnetare për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.
Gazetari ishte në stacionin e trenit në Kiev, për të përcjell eksodin që po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës për shkak të sulmeve të Rusisë ku nga pamjet shihet se gratë, të moshuar dhe fëmijë, po lënë masivisht Kivin për t’u vendosur në vende të sigurta, ndërsa burrat i bashkohen forcave që mbrojnë Ukrainën.