Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të sjellë viktima nga bota e sportit. Sipas raportimeve, kikboksieri ukrainas Yevhen Zvonok, 22 vjeç, është vrarë si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Chernihiv.
Zvonok, një kampion ukrainas dhe fitues i medaljes së argjendtë botërore, kishte vendosur të bashkohej me forcat e armatosura të Ukrainës që mbronin vendin nga pushtuesi rus.
Mirëpo më 3 mars, ai mbeti viktimë e sulmeve ruse në Chernihiv, megjithëse trupi i tij nuk u gjet. Pas shumë kërkimesh, trupi i tij u gjet në 7 mars, nën rrënojat e një shkolle.