Aksident i rëndë, kamioni përplaset dhe zhvendos trafik-ndarësen e betonit, kalon në krahun tjetër të autostradës

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë – Durrës.

Shoferi i një kamion të madh tip “triler” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me trafik-ndarësen. Fax Neës raporton se automjeti i tonazhit të rëndë vinte në drejtim të Durrësit por si pasojë e aksidentit kalon në krahun tjetër të autostradës duke zhvendosur ndarësen e betonit.

Një sens i autostradës qëndron i bllokuar, ndërsa shoferi ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu