Sot në orën 17:00, qytetarët kanë lajmëruar që do të zhvillojnë një protestë kundër rritjes së çmimeve që ditët e fundit nuk po njeh limit. Kjo gjë u bë me dije fillimisht nga avoakti Adriatik Lapaj, por tashmë, të gjithë ata që do të marrin pjesë në protestën përballë Kryeministrisë, kanë hapur edhe një grup në Facebook.
Nafta ka shwnuar një tjetër rekord. Një litër kushton 269 lekë. Ndërsa qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursinimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.