Reshje bore dhe era të forta në Korçë. Ky qark gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe temperatura të cilat kanë zbritur në -6 gradë gjatë natës. Në zonat malore reshjet kanë qenë me prezencë ere të fortë, në Dardhë trashësia e borës shkon në mbi 40 cm. Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si Korçë- Ersekë -Leskovik; Korçë-Dardhë; Korçë-Voskopojë, kryhet pa probleme dimërore.
Në rrugën e Dardhës nga kilometri i 9-të deri në kilometrin e 13-të lëvizja me goma dimërore për orët e paradites. Aktualisht temperaturat mesatare janë në -4 gradë dhe moti është i vrenjtur me reshje të dobëta dëbore.
Në njësivë Dardhas janë të bllokuara 5 fshatra: Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushë, ku ka mbi 1.5 m dëborë. Banoret kërkojnë ndihmë pasi po mbarojnë rezervat ushqimore.
Në Maliqi ka probleme me energjinë elektrike në Gjinikas, Osojë, Moglicë. Një pjesë e rrugës së Nikolicës është e bllokuar nga dëbora