Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të butë sigurie. Koka i cili ndodhet në qeli prej tre muajsh tashmë, ka bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg. Rekursi iu është rregjistruar më datë 7 Mars.
Ish-ministri Koka u arrestuar më 14 dhjetor të 2021 me urdhër të SPAK për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.