Nëna e një ushtari rusë: Në derën e kujt të trokas për ta kthyer fëmijën tim?

0

Nënat ruse kanë rrëfyer se kanë humbur komunikimet me djemtë dhe nipërit e tyre, pasi ata kanë shkuar ushtarë në luftën Ukrainë-Rusi.

Presidenti rusë Vladimir Putin u është drejtuar drejtpërdrejt nënave të ushtarëve që shërbejnë në Ukrainë, duke u thënë atyre: “Unë e di sa të shqetësuar jeni” dhe duke u përpjekur t’i qetësojë ato.

Sipas BBC  Një grua ruse Galina, thotë se median po heshtin për faktin që djemt e tyre janë kapur dhe dërguar në luftë, dhe se mundësit ekonmike janë të vështira në Rusi. Ajo me vuajtje dhe ankth për djalin e saj thotë se nuk di se ku të shkoi për të kthyer djalin e saj në shtëpi.

“Nuk di çfarë të bëj. Mediat heshtin për faktin se djemtë tanë u kapën. Në vendin tonë disa njerëz nuk kanë çfarë të hanë, unë nuk kuptoj asnjë luftë dhe asnjë veprim ushtarak. Në derën e kujt duhet të trokas për të kthyer fëmijën tim?” tha Galina.

E dashura e Nikolait tregon se ai u bë ushtar me kontratë dhjetorin e kaluar për të siguruar familjen e tij të ardhshme.

Marina gjyshja e një tjetri ushtari rusë ka treguar se ka më shumë se një javë që nuk ka marrë asnjë lajm për nipin e saj. Në mesazhin e tij të fundit që i kishte dërguar nipi i kisht shkruar se ishte në kufirin Bjellorusi-Ukrainë dhe së shpejti do të kthehej në shtëpi. Por pa asnjë lajm që atëherë, ajo ka frikë nga më e keqja.

“Unë telefonova njësinë e tij ushtarake, ata thanë se ai nuk ishte larguar nga Rusia. “I thashë – po bëni shaka? Ai më kontaktoi nga Bjellorusia. Nuk e dini se ku shkojnë ushtarët tuaj?” E mbyllën telefonin dhe nuk më folën më”. ka thënë ajo.

Burrat në Rusi të moshës 18-27 vjeç, të cilët nuk kanë një përjashtim si studimi ose kujdesi për fëmijët e vegjël i thirren në ushtri për një vit.

Rusia ka publikuar shifrat e numrit të vdekjeve të ushtarëve në pushtimin javës së kaluar, duke thënë se deri më 3 mars janë vrarë 498 dhe janë plagosur 1,597 ushtarë rusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu