“Dita e Shqipërisë në “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të Botës është zhvilluar këtë të enjte.
Kryeministri Edi Rama , ka publikuar në Facebook video të këtij aktiviteti ndërsa ka qenë i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama i shoqëruar nga ministra shqiptarë, ministrja Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Bledi Çuçi.
“Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.