62.000 do të jenë spektatorët që do të mbushin “Santiago Bernabeun”, duke filluar nga ora 21:00.
Siç është e logjikshme, shumica do të jenë kryesisht tifozë të Madridit, por një pjesë e mirë e vëmendjes do t’i kushtohet disa anëtarëve të tjerë të ekspeditës së PSG. Prindërit e sulmuesit francez kanë qenë në gjendje të shijojnë Madridin, të kërkojnë, të shikojnë, përpara përfundimit të marrëveshjes së Mbappes, i cili pasditen e së martës e shijoi “Santiago Bernabéun” nga fusha e stadiumit.
Ai dukej i humbur në mendime për atë që gjithmonë ëndërronte të ishte shtëpia e tij, sikur të rikrijonte atë që mund të ishte.