Mbretëria e Bashkuar sapo ka bërë raportimin e saj të fundit mbi inteligjencën ushtarake ruse. Mbretëria e Bashkuar thotë se Moska ka dërguar trupa të rekrutuar në Ukrainë pavarësisht garancive që presidenti rus Putin i bërë popullit ukrainas
“Me rritjen e viktimave, presidenti Putin do të detyrohet të tërheqë nga e gjithë Forcat e Armatosura Ruse dhe burime të tjera për të zëvendësuar humbjet e tij,” –thuhet në konferencën e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas BBC, Mbretëria e Bashkuar vëren gjithashtu një “ulje të dukshme” në aktivitetin ajror rus mbi Ukrainë në ditët e fundit dhe thotë se autokolona rus në veriperëndim të Kievit nuk kan bërë përparime dhe gjithashtu po pësojnë humbje të vazhdueshme nga duart e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Rreth 5,000 trupa ruse janë vrarë deri më tani.