Poshtë zyrës së Ramës! Protesta jep efektet e para, ulet çmimi i naftës në disa karburante

0

Pasditen e të mërkurës çmimi i karburantit ka rënë me 3% në bursë duke shënuar luhatjen e parë pas rritjes stratosferike që pësoi brenda javës. Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte, në bursë çmimi i naftës zbriti në 111.69$ dollarë, ndërkohë që në Shqipëri vazhdonte po njësoj, shqiptarët blinin me të njëjtin çmim.

Nafta në bursë

Mirëpo pas protestës së zhvilluar dje nga qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duket se janë dhënë efektet e para. Që dje, fiks pas protestës, çmimi i naftës është ulur me disa lekë, duke zbritur në 245 për litër nga gati 300 që ishte vetëm pak orë para protestës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu